Prifti malësor që u shpëtoi atentateve në Podgoricë!

Lajme

Prifti malësor që u shpëtoi atentateve në Podgoricë!

Nga: Anton Pllumaj Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:07
Dom Nosh Gjolaj

Ku krijoi kartoteken e famullisë së Podgoricës prej 1092 njësive. Me nismën e tij hyri mesha për herë të parë në gjuhën shqipe, që ishte halë në sy për pushtetin komunist, i vetmi institucion, ku perdoret gjuha shqipe. Rregullon muzeun me elemente nga periudha ilire, si dhe e kaluara shqiptare, dhe bibliotekën më 4855 librave të regjistruar në inventar, etj. Sulmet e pa ndërprera ndaj famullisë së Podgoricës, në veçanti gjatë luftës së Dubrovnikut, jeta e personelit të kishës ishte në rrezik, si e murgeshave, ashtu edhe e famullitarit Dom Noshit; atentat gjatë meshës ditën e Pashkëve me plumbin dum-dum nga hyrja e kishës dhe plumbat biejnë për mbi kokë, tek ndënjeset pas altarit. Pastaj te dera e hyrjes në shtëpi tre plumba përskaj trupit rrahin në mur.

Gjatë Kërshëndellave ortodokse, 06.01.1992, posa ndezet zjarri i buzmit pranë oborrit të kishës deri në orët e mëngjesit, kisha ishte nën breshninë e armëve dhe bombave. Gjatë vitit të ri, më 13 janar 1992, gjatë orës 23,45/h shpërthim i fuqishëm para shtëpisë, që bënë gropë. Sipas ekspertëve: ishte dinamit vitezitit, dhe gabojnë për gjysmë metrit, ku ka mund ta shembin pjesët e kuzhinës! Kërcënim për vdekje, sa që kryetari i bashkësisë Islame, zotëri Idris Demiroviq ofron shtëpinë e tij për strehimin e famullitarit dhe murgeshave, poashtu ofron pistoletën për t'u mbrojtur, ku e falenderojnë dhe qendrojnë në bunkerin e kishës, por me një pistoletë të një besimtarit.Vizita e Nuncit Imzot Gabriel Montalvo, më 3 deri 5 shkurt 1987, i cili ishte mysafir i Qeverisë, shoqërohet me një aksident: Para hyrjes hedhin mbeturinat, si dhe me gjakun e një pulës së prerë, shkruajnë në dyert e garazhave, kambanares, kishës, dhe e varin pulën e ngordhur, duke kërcënuar se çka do të ndodhte me ne, nëse do të reagonim. Organet e shtetit tregojnë se këtë gjest e kanë bërë rreth një murgeshës që i ka fyer rininë malazeze! Nunci Apostolik ju përgjigjet: "edhe murgesha ka të drejtë për tu hidhëruar"!Thyhet kisha, përkatësisht, zyra e famullisë, natën e Pashkëve 25/26 mars 1989, dyshohet këtë e ka bë vetë policia sekrete e Malit të Zi.

Pranimi i refugjatëve nga Kosova, më 1999.

Në famullinë e Podgoricës, gjatë luftës në Kosovë, famullitari i pranoi besimtarët e famullisë së Gllaviçicës, që ekstremistët malazezë i frikësojnë refugjatë e strehuar në bodrumin e kishës me shtëna armësh!

Biografia

Dom Nosh Gjolaj SDB i lindur më 28.01.1948, në Kshevë të Grudës në Malësi të Madhe.

Fillimisht filloi jetën pastorale si kapelan në famullinë e Podgoricës, më 1977-1985, famullitar 1985-1992.

Famullitar në famullinë e Prishtinës në Kosovë ishte nga viti 1992 - 2006.

Në Podgoricë rikthehet si ndihmës shpirtëror prej 2006 deri tani.

(Shkruan në Kronikat e famullisë së Podgoricës, Dom Nosh Gjolaj. Monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit, Tivar 2017)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat