Të hënën takohen prap kryesia e Vetëvendosjes

Lajme

Të hënën takohen prap kryesia e Vetëvendosjes

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:10
Albin Kurti

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes të hënë do të mbajë mbledhjen e përbashkët ku do të diskutohet për problemet që e kanë përfshirë këtë subjekt, dhe të tentojnë të gjejnë zgjidhje për këto probleme.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

Mbajtja e kësaj mbledhje është vendosur dje në mbledhjen që zhvilloi Kryesia e Vetëvendosjes.

Më herët Dardan Molliqaj mbajtjen e kësaj mbledhje e cilësoi si lajm shumë të mirë për Lëvizjen duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat