KFOR-i konfirmon praninë e njësive serbe të armatosura në veri - Bota Sot
KFOR-i konfirmon praninë e njësive serbe të armatosura në veri

Lajme

E diel, 21 janar 2018

KFOR-i konfirmon praninë e njësive serbe të armatosura në veri

Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:13
Njësia serbe

Persona të maskuar me uniforma dhe emblema të ushtrisë serbe, të armatosur me armë të rënda, janë duke vepruar në territorin e Kosovës në pjesën veriore, në malet e Leposaviqit.

Ndërkaq autoritetet e sigurisë në vend si duket nuk janë në dijeni të aktiviteteve që janë duke u zhvilluar në malet e Kopriqeves.

Stërvitjet e njësive paraushtarake serbe, janë duke vepruar aty sikur të ishte nën administrimin zyrtar të shtetit Serb.

Praninë e tyre në atë teren e ka konfirmuar edhe vetë KFOR-i, i cili ka thënë se, cili do që të jetë aktiviteti i tyre është nën përgjegjësinë e autoriteteve të sigurisë vendore që të vëzhgojnë dhe të sigurohen se nuk po rrezikohet siguria e vendit.

Klubi i sportit ‘Air Soft Club Vukovi’, pronar i të cilës është Momcilo Arlov, një shtetas serb i cili më herët ishte pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë vitit që lamë pas Arlov ka organizuar një sërë stërvitjesh ushtarake nën pretendimin se armët që janë përdorur aty kanë qenë vetëm lodra.

“Sa i përket gjendjes në zonën e Leposaviqit, ne e dimë se klubi që përmendët është klubi i sportit i cili rregullisht organizon dhe zhvillon shumë aktivitete sportive airsoft. Në vitin 2016, ata organizuan një ngjarje të madhe të sporteve ajrore të quajtur “Operation Fenix” rreth maleve të Leposaviçit. Për Z. Momcilo Arlov, i cili është pjesë e Klubit si President, pavarësisht nga përvoja e tij e kaluar, duhet të mendoni se gjatë viteve të fundit aktiviteti sportiv i airsoft-it është bërë një hobi i përbashkët në të gjithë botën dhe nuk është kaq e pazakontë që të dy aktivitetet nga ish ushtarak dhe personel aktiv  ushtarak të stervisin së bashku”, thuhet në tej në përgjigjen e KFOR-it

“Përderisa ato klube të qëndrojnë brenda kufijve të sportit dhe nuk kryejnë aktivitete me armë të vërteta, nuk ka shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë. Megjithatë, institucionet në Kosovë janë në gjendje të përballen me ndonjë kërcënim të sigurisë dhe KFOR-i është i gatshëm t’i mbështesë ato kurdoherë që është e nevojshme”, përfundon përgjigja e KFOR-it.

Air soft club Vukovi’ me seli në Zveqan është themeluar në vitin 2015, e cila është e licencuar nga vetë Ministria e Administratës Publike të Kosovës, për të zhvilluar stërvitje në malet e Kopriqevës.

Megjithatë Policia e Kosovës nuk ka qenë e informuar për aktivitetet e këtij klubi gjatë gjashtë muajve të parë të vitit që kaloi, ka forcuar dyshimet e bazuara se ky klub është duke zhvilluar stërvitje ushtarake në përgaditje për një konflikt të armatosur gueril në pjesën veriore të Kosovës.

Në përbërje të këtij klubi janë ish-pjesëtarët e njësitit paramilitar të ushtrisë serbe të trajnuar nga kapiten Arkani dhe kapiten Dragani.

“E Vërtetë është që disa here jam takuar dhe fotografuar me kapiten Draganin dhe që nga ai kamë pranuar kapelën bereta e kuqe, të cilën me shumë krenari e kamë mbajtur në të gjitha luftërat duke përfshire edhe atë në Kosovë”, ishte përgjigja e vetë Momcilo Arlov, dhënë për emisionin Udhëve.

Armët e kalibrave të ndryshëm si dhe uniformat e ushtrisë serbe nuk kanë qenë pjesë në momentin kur është licencuar i ashtë quajturi klub sportiv, “Air Soft Klub Vukovi”.

Pyetja se a janë në dijeni se çka kanë lejuar të ndodh brenda kufijve të Kosovës si Policia ashtu edhe Ministria e Administratës Publike, mbetet të shihet në të ardhmen, se cili do të jetë roli i këtyre njësive paraushtarake serbe.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test