Rakiq nuk do arsyetime, kërkon gjetjen e vrasësve të Ivanoviqit

Lajme

Rakiq nuk do arsyetime, kërkon gjetjen e vrasësve të Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:47
Goran Rakiq

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq kërkoi sot që sa më parë të gjenden vrasësit e oliver Ivanoviqit.

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq kërkoi nga policia të gjenden vrasësit e politikanit serb.

Ai deklaroi se situata e krijuar kërkon reagim të shpejtë.

Rakiq kërkoi që të gjitha strukturat e sigurisë të organizohen për kapjen sa më të shpejtë të përgjegjësve për vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa u tha pjesëtarëve të policisë në takim se nuk dëshiron të dëgjojë arsyetime se po bëjnë gjithë atë që është e mundshme.

Oliver Ivanoviq u vra sot në mëngjes në Mitrovicën Veriore, ndërsa policia lokalizoi një makinë të djegur që dyshohet se u përdor gjatë vrasjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat