Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se për shtetin serb vrasja e Oliver Ivanoviqit është akt terrorist.
Ai tha se Prokuroria për krim të organizuar do të fillojë procedurat hetimore dhe të bëjë kërkesa nga organet tjera përgjegjëse MPB, BIA dhe të tjera.
Vuçiq deklaroi se nuk ka kompetenca të flasë rreth njohurive me të cilat disponon rreth vrasjes së Ivanoviq, por tha se ka mjaft detaje interesante, të cilat tregojnë për kryerësit e mundshëm.
Ai tha se i ka dërguar letër EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesat që organet e Serbisë të marrin pjesë në implementimin e hetimit mbi vrasjen e Ivanoviq.