Raportuesi për Kosovën në PE, i tmerruar nga vrasja e Ivanoviqit: Dialogu e vetmja përgjigje

Lajme

Raportuesi për Kosovën në PE, i tmerruar nga vrasja e Ivanoviqit: Dialogu e vetmja përgjigje

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:43
Igor Soltes

Igor Soltes, Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian thotë se është i tmerruar për vrasjen e kreut politik serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, i cili u vra në Mitrovicën veriore.

“Unë dënoj fuqishëm vrasjen e cila po hedh hije të errët në sundimin e ligjit dhe dialogun. U bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t'i sjellë fajtorët përpara drejtësisë. ", shprehet ai.

Soltes gjithashtu shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjen e viktimës. “Ky akt i tmerrshëm nuk duhet të inkurajojë hakmarrjen dhe dhunën, gjë që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në zonë. Përgjigja e duhur është dialogu, biseda dhe sundimi i ligjit, " shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat