Rashiti: Ivanoviq ishte ndër politikanët e pakët serb me qëndrime kundër Beogradit zyrtar

Lajme

Rashiti: Ivanoviq ishte ndër politikanët e pakët serb me qëndrime kundër Beogradit zyrtar

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:17
Naim Rashiti

Naim Rashiti drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka bërë një biografi të shkurtër të Oliver Ivanoviqit, politikan serb nga veriu i Kosovës, i cili u vra sot me katër plumba në gjoks derisa po hynte në zyrën e partisë të cilën e drejtonte.

Rashiti thotë se Ivanoviq e pranonte se kishte gabuar, dhe ishte penduar që kishte qenë organizator i dëbimit të shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës

“Oliver Ivanovic ishte njeri dhe ndoshta I vetmi politkan serb me mendje te mbrehte, I mencur, njohes I sakte I zvhillimeve dhe realist. Vrasja e Oliverit eshte pjese e nje loje me te madhe se sa vrasja e nje serbi. Eshte atentat politik dhe me program politk. Oliveri kishte nje te kaluar te dyshimte dhe perzier. Ishte pjese e njesiteve jo-formale gjate luftes, udheheqes I rojave te ures. E kam pare duke drejtuar rojat e ures ne largimin ne shqipetareve nga veriu. Pas atyre zhvillimeve, ai thoshte se kishte kuptuar gabimet e veta dhe filloi te behej me realist. Ne disa raste, thoshte se pendohej me te berat e tij. …..kjo assesi nuk I lane te bemat e tij”, ka thënë Rashiti.

Ivanovic, sipas Rashitit ishte ndër politikanët e pakët serb, për të mos thënë i vetmi që artikulonte qëndrime edhe kundër Beogradit zyrtar.

“Ishte politikan i mbrehte, popullor dhe kishte perkrahje te shume njerezve nga komunitetit i tij. Serbet e shihin si perfaqeues te denjte, me sens intelektuali dhe politikani. Ai artikulonte qendirmet e tij edhe kunder qeverise se Beogradit. Rasti i Oliverit eshte i vetmi kur Beogradi bashkepunoi me EULEX-in per hetimet dhe ngritjen e akuzave ndaj tij per perfshirje ne krime lufte”.

Rashiti e sheh Ivanovicin si viktimë të regjimit të Beogradit.

“Por Oliveri eshte vetem nje nga viktimat. Ai dhe shume serb te cilet donin te jetonin me dinjetetshem, mbeten te vetumar dhe atakuar. Ai eshte vetem nje viktime e regjimit, sistemit poltik dhe sigurise te cilin Beogradi e ka operaracionalizur ne veri keto 20 vite. Veriu do te haj edhe shume koka te serbeve. Grupet dhe individet e rritur ne nje hapesire pa rend dhe ligj, me perkrahje te instrumeteve te shtetit dhe organeve te sigurise do të refuzojne vendosjen e rendit, ligjiti, integrimit dhe normalitetit”, ka thënë Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat