Të gjithë mendjen në Kosovë, por ajo që po bëjnë serbët në Bosnjë është e frikshme

Lajme

Të gjithë mendjen në Kosovë, por ajo që po bëjnë serbët në Bosnjë është e frikshme

Më: 16 janar 2018 Në ora: 22:41
Serbët në Bosnjë

Media kroate “Jutarni List” ka shkruar një artikull në lidhje me faktin se çfarë janë duke bërë serbët në Bosnjë dhe Herzegovinë, republikën ku etnia serbe ka një dominim të veçantë, edhe pse ligjërisht përbëjnë një të tretën e popullatës dhe për rrjedhojë edhe të vendimeve politike që merren në mbarë Bosnjën. Gazetari kroat Bernard Karakas nënvizon se ministri i Sigurisë në Bosnjë dhe Herzegovinë Dragan Mektiç ka njoftuar se autoritetet e Republikës nën patronazhin e Serbisë, e me urdhër direkt të presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik kanë nisur të formojnë trupa paraushtarake për të trembur kundërshtarët e tyre politikë në Bosnjë. Sipas Sloviç, një gjë e tillë bëhet sikurse në vitin 1991 kur këta organizata militare kanë provokuar rregullisht incidente të ndryshme gjë e cila në atë kohë çoi në përshkallëzim të rëndë të situatës dhe në konflikt të armatosur.

Në foto duken forca serbe, që janë përgatitur tashmë dhe se ata kanë vetëm misionin që të përhapin terror në mbarë Republikën e Bosnjë dhe Herzegovinës. Bojan Stojkoviç konsiderohet një anëtar serb i forcave paramilitare të Serbisë që është element i dukshëm krimi. Stojkoviç është një emër i njohur për policinë, për shkak se njihet se është përfshirë në disa situata të egra dhe të rënda të dhunës. Duke e gjykuar në paraqitje publike, ai vështirë se është edhe tepër inteligjent. Siç shpjegon gazetari kroat, këta persona vështirë se ndjejnë ndopak mëshirë për vrasjet e serbëve ndaj myslimanëve kryesisht në Potoçari, ku dyshohet se janë bërë edhe fotot e tyre me flamurin serb. Këta persona si Stojkoviç, që janë elementë të dukshëm kriminalë konsiderohen “anëtar të nderit të Serbisë”. Jo vetëm kaq, por ekziston edhe një qendër e trajtimit të këtyre tipave në Nish, ku ata stërviten kryesisht për llogari të Beogradit dhe se përhapin më tej me gjasë shumë panik ndër popullatë apo frikësojnë kundërshtarët politikë të shefave që ata iu shërbejnë. Jutarni List nënvizon se edhe mediat ndërkombëtare kanë dënuar stërvitjet ushtarake që bëjnë persona të tillë në Nish dhe se ndër këta njerëz ka elementë dukshëm kriminalë, të përfshirë deri në trafikun e drogës apo krime të errëta dhe të rënda. Ministri Mektiç tha se do të merren masa për këta persona, por se diçka e tillë është shumë e vështirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat