Mitrovicasi bëri thirrje për xhihad, Prokuroria Speciale i ngrit aktakuzë

Lajme

Mitrovicasi bëri thirrje për xhihad, Prokuroria Speciale i ngrit aktakuzë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:46
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nga Mitrovica për shkak që në rrjetet sociale ka propaganduar përmes videove duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për xhihad.

Prokuroria në arsyetim thotë se i pandehuri gjatë vitit 2017 në llogarinë e tij në Facebook ka bërë thirrje të hapur për xhihad.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ndaj të pandehurit B.Q nga Mitrovica për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.Q. në vazhdimësi gjatë vitit 2017 përmes rrjetit social “facebook” me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke i përkrahur haptazi veprimet  e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë, duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve  që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për XHIHAD, e që gjatë muajit nëntor të vitit 2017 në llogarinë e tij të rrjetit social “facebook” ka shpërndarë  fotografi kërcënuese.  Me këto veprime i pandehuri B.Q. ka kryer veprën penale të lartcekur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat