Analistët serbë për vrasjen e Ivanoviq: Shembull shkollor i atentatit politik

Lajme

Analistët serbë për vrasjen e Ivanoviq: Shembull shkollor i atentatit politik

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:28
Oliver Ivanoviç

Analistët në Serbi mendojnë se vrasja e Oliver Ivanoviç është nëj atentat i qartë politik nga ata që kanë objektiv të ruajnë një konflikt të ngrirë në këtë pjesë të rajonit.

Lamtumira për Oliver Ivanovic është fillimi i një etape të re politike në Ballkan. Pas vrasjes së tij qëndrojnë ata që nuk duan zgjidhe për problemet. Vlerësimet nga Beogradi thonë se porositësit e kësaj vrasjeje kanë qenë me mision.

Analisti ushtarako-politik, Aleksandër Radiç, thotë vrasja e Ivanoviç është shembull shkollor i atentatit politik.

Aleksandër Radic, analist: “Është e qartë që edhe mes serbëve dhe shqiptarëve në shoqëri ekzistojnë struktura paralele kriminalo patriotike. Këtë e sheh edhe Perëndimi tashmë pasi pas luftërave kanë ngelur struktura që kanë forcuar pozitën në shoqëri dhe nuk heqin dorë pasi marrëdhëniet e mira serbo-shqiptare nënkuptojnë humbje të mëdha të buxhetit për krimin e organizuar”.

Historia e Oliver Ivanoviç ka nxitur shumë teori konspirative. Në media të shumta duken fajtorët dhe po aq ata që shprehin ngushëllime. Inkuadrimi i strukturave serbe në hetime, thonë analistët, mund ta ndihmonte procesin e hetimit.

Jaksha Shçekiç, si analist thote se është interesante shtrirja ballkanike e tensioneve. Vdekja e Ivanoviç sjell boshllëk politik.

Jaksha Shçekiç, analist: “Atentat politik në stilin e mafias. Ivanoviç ka qenë person që nuk donte të merrte pjesë në pislliqe dhe ka ruajtur identitetin e tij. Vrasja e tij është sulm edhe ndaj dialogut dhe integrimit evropian dhe u leverdis vetëm atyre që për zgjidhje kanë idenë e një konflikti të ngrirë”.

Ivanovic do të varroset në mesditë në varrezat e figurave historike duke lënë pas pritjen e përgjigjes së një pikepyetje të madhe për kronikën e vdekjes së paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat