A do të përfshihet Serbia në hetime: Flet ministrja e Drejtësisë

Lajme

A do të përfshihet Serbia në hetime: Flet ministrja e Drejtësisë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:51
Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç deklaroi se Serbia ende nuk ka marrë përgjigje nga EULEX-i për kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin e vrasjes së kreut të Iniciativës Civile, Oliver Ivanovic.

Ajo ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria për krime të organizuara që të dorëzojë të dhënat e mbledhura dhe procesverbalin e vëzhgimit dhe hetimit të dëshmitarëve.

Ndër tjerash Kuburovic nuk ka dashur të flasë lidhur me atë se kur është koha e përshtatshme për të marrë përgjigje.

Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e së martes derisa po hynte në selinë e partisë së tij.

Rreth vrasjes së Ivanovicit sot kanë biseduar në teledon presidenti Hashim Thaçi dhe ai Aleksandart Vucic, ku i vlerësua se zgjidhja e vrasjes së politikanit serb është kontribut për paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat