Serbia insiston, kjo është kërkesa e radhës ndaj EULEX-it dhe UNMIK-ut

Lajme

Serbia insiston, kjo është kërkesa e radhës ndaj EULEX-it dhe UNMIK-ut

Më: 18 janar 2018 Në ora: 06:58
Policia e Kosovës në vendin ku u vra Oliver Ivanoviq

Ministria e Brendshme në Serbi i ka dërguar përsëri kërkesa EULEX-it dhe misionit të UNMIK-ut në Kosovë për të përfshirë organet serbe në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kështu kanë thënë për ‘mediat serbe, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe.

“Drejtori i Policisë, Vladimir Rebiq dhe Byroja Qendrore Kombëtare e Interpolit në Beograd e cila është pjesë e Ministrisë, i dërgoi një kërkesë të përsëritur EULEX-it dhe UNMIK-ut në të cilën është insistuar të përfshihet MUP-i serb në hetime, në mënyrë që të gjenden autorët e këtij krimi të rëndë. Është e nevojshme që policia serbe të përfshihet në hetim si dhe të informohet për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra deri tani”, ka deklaruar MPB.

Më herët ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga EULEX për kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat