Ish-deputeti tregon pse Dua Lipa e Rita Ora s’duhen përmendur për Pavarësinë e Kosovës

Lajme

Ish-deputeti tregon pse Dua Lipa e Rita Ora s’duhen përmendur për Pavarësinë e Kosovës

Më: 18 janar 2018 Në ora: 09:46
Rita Ora, Dua Lipa, Gëzim Kelmendi

Këngëtaret nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, nuk janë figura që duhen përmendur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi e quan paradoks përmendjen e tyre, ndërsa jo atë të komandantit legjendar Adem Jasharin.

Ai ka kujtuar kohën kur ka qenë deputet duke thënë që ‘imagjinoni se me çka krenohen’, duke u lidhur tutje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, sepse sipas tij, Ivanoviqin po e vajtojnë ata që nuk e përmendën Adem Jasharin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat