E veja e Ivanovicit: Kurrë nuk do të më shkelë këmba në Kosovë

Lajme

E veja e Ivanovicit: Kurrë nuk do të më shkelë këmba në Kosovë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:44
Oliver Ivanovici dhe Milena Ivanovic

Përderisa dje vëllai i Oliver Ivanovicit, Miroslav Ivanovic ka bërë me dije se pas vrasjes së politikanit serb në Veri të Mitrovicës e gjithë familja e tij do të shpërngulen në Beograd, tani këtë gjë e ka konfirmuar edhe e veja e Ivanovicit, Milena Bogdan e cila tha se ajo bashke me djalin e tyre nuk do të kthehen më në Kosovë.

“E kemi përfundu me Kosovën. Kurrë nuk do të më shkel këmba në Kosovë”, ka thënë Milena Ivanovic, pasi gjatë mbrëmjes së kaluar në Beograd arriti trupi i Ivanovicit, ku edhe pritet që të varroset në varrezat e reja të kryeqytetit serb.

Ivanovic vra të martën para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës. Sipas autopsisë, në trupin e tij janë gjetur gjashtë plumba. Vetura me të cilën dyshohet se u përdor nga dorasit, është gjetur e djegur në Zveçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat