Lëvizja: Musliu ishte idealist që deshi më shumë lirinë se jetën

Lajme

Lëvizja: Musliu ishte idealist që deshi më shumë lirinë se jetën

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:37
Musliu

Shoqata Lëvizja ka shprehur ngushëllime familjes Musliu, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të dalluar Jonuz Musliu.

Me këtë rast, Shoqëria Lëvizja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e bashkëveprimtarëve të tij.

“Jonuz Musliu ka qenë veprimtar i dalluar i Lëvizjes, duke lënë pas vete një veprimtari të bujshme për çlirimin e tokave shqiptare. Ai ka qenë një idealist që e ka dashur lirinë më shumë se jetën, prandaj ne sot përkulemi me respektin maksimal para veprës së tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat