Jonuz Musliu, do t’i mungon skenës politike në Luginë të Preshevës

Lajme

Jonuz Musliu, do t’i mungon skenës politike në Luginë të Preshevës

Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:54
Jonuz Musliu

Refik Hasani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Jonuz Musliut.

Përmes një letre ngushëllimi, ai ka thënë se Musliu do t'i mungojë skenës politike të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

"Të ngritesh në një luftë të armatosur për të mbrojtur pragun nga padrejtësit dhe diskriminimi në një krahinë që përfshin tri komuna është dashur mundi,sakrificë, përkushtim e të sfidohesh në çdo moment.Në fillim të viteve 90-ta mbajtja e Refendumit të kësaj krahine.Pjesëmarrja aktive në jetën politike. Të fillohet e të organizohet lufta e UÇPMB-ës nuk ishte lehtë, prandaj i ndjeri Jonuz Musliut,së bashku me shokë të idealit ishte një nga ata të meritueshmit.

Jonuz Musliu, do ti mungon skenës politike të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Ngushëllime familjes MUSLIU,  ushatarëve dhe ushtarakëve të UÇPMB-ës.  

Lavdi punës dhe veprës së pavdekshme.

I lehtë qoftë dheu i kësaj kësaj krahine shqiptare", thuhet në letrën e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat