Si e përjetoi familja sulmin ndaj Agron Mustafës?

Lajme

Si e përjetoi familja sulmin ndaj Agron Mustafës?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 22:10
Agron Mustafa

Drejtori i  Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa  para rreth tri javësh, u sulmua në mes të ditës, në qendër të Prishtinës nga dy zyrtarë policorë.

Menjëherë atë ditë në media doli një video ku shihen policët Avni Berisha dhe Nazmi Sahiti teksa ushtrojnë dhunë të tmerrshme ndaj tij.

Pasi rasti nisi të marr drejtim tjetër, kur statusi i Mustafës ndryshoi nga ai i viktimës në ate të të dyshuarit bazuar në  deklaratat e sulmuesve të cilët kishin mohuar ushtrimin e  dhunës ndaj Mustafës, duke thënë se vetëm ishin përpjekur ta arrestonin, ishte vet Mustafa ai i cili publikoi pamjet e plota, për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës.

Në pamjet e publikuara nga vet Mustafa shihet qartë dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tij. Përderisa fillimisht Mustafa u kërkoi falje prindërve, fëmijëve, gruas, motrave dhe vëllezërve dhe gjithë familjarëve të tij, për videon e dhunshme, ironizoi duke shkruar “Ja si i sulmova unë policët”.

Sipas Mustafës pamjet +18 u postuan nga vet ai për tu parë nga ministri i Brendshëm, ai i Drejtësisë, Kryeprokurori, Kryeshefi i Inspektoratit Policor dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Por, si e përjetoi familja e sidomos fëmijët, sulmin ndaj Mustafës. Ja se çfarë deklaron ai

 “ Ka qenë pjesa më e rëndë gjatë këtyre 3 javëve. Publikimi i asaj video paraqet pamje të tmerrshme, pamje që një kohë të gjatë s’janë pa në vend. Pamje që as para vitit ‘99 sa kemi qenë nën okupim, sa e kemi pas policinë serbe kanë qenë vështirë të shihen. Kjo sepse edhe nëse kanë dashtë ata me të sulmu nuk e kanë bërë publikisht para të gjithëve. E Policia e Kosovës të dalin mu në mes të rrugës, të sulmojnë. Ka qenë shumë e vështirë me bisedu me prindër. Kam pasë mjaft probleme emocionale e shëndetësore. Më e vështira ka qenë biseda me fëmijë. Jam mundu mos me i pa fëmija pamjet. Por, tash po e bëjnë të vetën, telefonat, lajmet, portalet… e kanë pa videon dhe është dashtë të merrem shumë seriozisht me ta. Të bisedojmë, për me tentu me menaxhu situatën, duke mos i përjashtuar vëllezërit dhe motrat se kanë qenë të shqetësuar me pamjet. S’është e lehtë për asnjë familje të shohin një familjar ndaj të cilit ushtrohet tërë ajo dhunë. Nuk është e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat