Vulin: Kosova po e shfrytëzon vrasjen e Ivanoviqit ta marrë Veriun nën kontroll

Lajme

Vulin: Kosova po e shfrytëzon vrasjen e Ivanoviqit ta marrë Veriun nën kontroll

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:31
Aleksandër Vulin

Refuzimi i Kosovës që autoritetet serbe të përfshihen në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tregon se ka një mungesë të vullnetit nga Prishtina për të gjetur vrasësit.

Këtë e theksoi ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin i cili shtoi se vetëm Serbia interesohet për gjetjen e vrasësve.

“Natyrisht, mendohet se kishte një mungesë të gatishmërisë, ekziston frika e zgjidhjes. I vetmi që kujdeset është Serbia. Unë vetëm dua të di kush është vrasësi, si do të dënohet dhe për të rivendosur paqen në rajon,” tha Vulin për mediat serbe.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë, por edhe individëve në Beograd “të mos përdorin vrasjen e Ivanoviqit për qëllime politike”.

Ai thotë se tashmë po flitet për ndryshime në policinë e SHPK-së në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë policinë dhe se ndryshimet e tyre do të thotë ndryshimin e strukturës etnike, ka shkaktuar frikë në mesin e serbëve.

“Dikush tashmë po mendon rreth përpjekjes për ta abuzuar këtë fatkeqësi dhe për të ndryshuar marrëveshjen e Brukselit për të vendosur kontrollin në veri duke hequr të gjithë policët serbë dhe duke i vendosur shqiptarët,” theksoi ai.

“Mos abuzoni me tragjedinë e një njeriu, ndërsa Prishtina nuk do ta marrë veriun në këtë mënyrë,” tha ai.

“Që nga viti 1999 dhe Rezoluta 1244, autoritetet serbe nuk kanë kontroll efektiv mbi hapësirën e Kosovës. Ne dëshirojmë të marrim përgjegjësinë dhe të themi se ne mund të garantojmë paqen,” shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat