Isa Mustafa po bën më mirë me shëndet

Lajme

Isa Mustafa po bën më mirë me shëndet

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:38
Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të jetë në Gjermani ku po trajtohet në një spital. Mediat vendore bëjnë të ditur se mjekët i kanë dhënë lajme të mira nga analizat e fundit që i ka bërë kryetari i LDK-së.

Për këtë arsye djali i kryeministrit, Besniku ka ardhur në Kosovë pas përmirësimit të shëndetit të babait të tij, 

“Mjekët kanë konfirmuar se ka rezultate pozitive pas analizave të fundit. Në dy ditët e fundit ka patur ushtrime fizioterapike të cilat poashtu po ecin mirë. Mjekët e kanë këshilluar atë që të vazhdojë edhe për një kohë fazën e rehabilitimit deri në një situatë të re” ka thënë burimi i afërt me kryeministrin Mustafa

Isa Mustafa ndodhet në një spital të Shtutgartit ndërsa pranë tij janë disa nga antarët e familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat