Vizita e Vuçiqit, Policia ka ndërmarr veprimet e nevojshme

Lajme

Vizita e Vuçiqit, Policia ka ndërmarr veprimet e nevojshme

Më: 19 janar 2018 Në ora: 18:19
Aleksandar Vuçiq

Policia e Kosovës ka njoftuar se për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se në të gjitha rastet kur ka të bëjë me vizita zyrtare të delegacioneve apo personaliteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës.

Përndryshe, sipas mediave serbe, Vuçiq është planifikuar ta nis vizitën me shkuarjen te manastiri i Banjskës.

Ndërsa, para dite Vuçiq do të takojë zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.

Vuçiq pasdite e të shtunës do të bisedojë me qytetarë të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.

Mediat më herët kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviq, por gjithashtu ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat