A mund të eskaloj situata gjatë vizitës së Vuçiq?

Lajme

A mund të eskaloj situata gjatë vizitës së Vuçiq?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 19 janar 2018 Në ora: 19:28
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë nesër në Kosovë. Është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës.

Mediat kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë, e kjo mund ta eskaloj situatën në Veri të vendit pasi disa serb atje mendojnë se Vuçiq ka gisht në vrasjen e liderit Ivanoviq.

Profesori dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për “Bota sot”, mendon se ardhja e Vuçiq nuk mund ta eskaloj situatën në Veri, pasi vizita e tij është vetëm një lojë diplomatike e tij dhe asgjë më shumë, ku Vuçiq po përpiqet që banorët serb të Veriut t’i përvetësojë.

Image
Avni Islami

“Paralajmërimi për ardhjen e kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Kosovë, me tepër e konsideroj se është vendim politik nga vetë Vuqiçi qe te ketë përkrahjen e banoreve lokal ne veri te Mitrovicës dhe se asesi nuk mendoj ardhja e tij do te konsiderohet përkrahje nga popullata vendase sepse dihet se Ivanoviç nuk ka pasur marrëdhënie të mira me kryeministrin e Serbisë Aleksander Vuçiq dhe pjesëmarrja e madhe ne funeralin e Ivanoviç, tregon se popullata lokale serbe kishte simpati ndaj ish liderit te serbëve, Oliver Ivanoviç dhe këtë rast po përpiqet për konsum te brendshëm dhe atë te jashtëm ta përvetësoj Vuçiqi për shkak se personi i cili është vrarë, është vrarë ne një pjesë ku influenca e shërbimeve te sigurisë serbe është më evidente dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë e Serbisë. Prandaj është një kamuflim para serbeve lokal dhe BE-së, kinse jemi te interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit. E tërë kjo është një loje diplomatike dhe asgjë më shumë”,-tha Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat