A mori leje shefi i BIA-s që vizitoi Kosovën bashkë me Vuçiq?

Lajme

A mori leje shefi i BIA-s që vizitoi Kosovën bashkë me Vuçiq?

Më: 20 janar 2018 Në ora: 21:50
Bratislav Gashiq dhe Aleksandar Vuçiq

Ish-ministri i mbrojtjes së Serbisë, i cili që nga viti 2016i udhëheq me shërbimin inteligjent të këtij shteti(BIA), ka qenë pjesë e delegacionit që ka vizituar Kosovën.

Bratislav Gashiq, shefi i Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë të Serbisë(BIA), ka qenë pjesë e delegacionit serb që ka vizituar Kosovën, të cilit i ka prirë presidenti i shtetit fqinj, Aleksandar Vuçiq.

Nga burime të veta, media e ka të njohur dhe të konfirmuar faktin se Gashiq ka qenë në listën e personave të padëshiruar – persona non grata – të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Media ka tentuar të marrë vesh nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Policia e Kosovës nëse Gashiq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë, por as njëra, as tjetra nuk kanë qenë të gatshme të përgjigjen.

Gashiq ka qenë ministër i Mbrojtjes së Serbisë nga viti 2014 deri më 2016, kur qe shkarkuar, ndërsa drejtimin e BIA-s e ka marrë në maj të vitit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat