Ky është njeriu që po akuzohet nga politikanët serbë se ka gisht në vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Ky është njeriu që po akuzohet nga politikanët serbë se ka gisht në vrasjen e Ivanoviqit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:16
Oliver Ivanoviq

Përgjimet e publikuara në mes të një politikani nga Beogradi dhe një asamblisti në Mitrovicën Veriore, japin një version mbi dyshimet se kush mund të ketë gisht në vrasjen e Oliver Ivanovicit.Ata e lidhin mafinë serbe me këtë atentat, duke e përmendur me emër Milan Radojicicin, sipas të cilëve organizimin e ka bërë shteti serb.

Ndërkohë, media ka raportuar shumë herë për Milan Radojicicin si udhëheqës i mafisë në veri të Mitrovicës, i cili rezulton edhe si i dyshuar në shumë raste të dhunës në veri.Radojicic së fundmi është lidhur edhe me terrorizimin e familjeve të dy serbëve, vetëm pse kishin vendosur të futeshin si ushtarë në FSK. Atyre u kishte hedhur granata në oborret e shtëpive, vetëm për të treguar pushtetin që kishin në atë pjesëRadojicic njihet edhe si njeri i afërt i bosit të mafisë serbe, Zvonko Veselinovic.

Ky i fundit është lakuar si emër që ka aq shumë pushtet në veri të Kosovës dhe në politikat serbe, saqë ky kishte vendosur edhe për fatin e urës mbi lumin Ibër.

Radojicic është përkrahës dhe në koordinim të plotë me Listën Serbe e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës, e që siç u raportua në media, ka qenë vetë Radojicic që kishte vendosur për Listën Serbe që të futeshin në Qeveri me Haradinajn pasi u takua me këtë të fundit.

Ndryshe, shumë politikanë serbë dhe qytetarë të veriut e lidhin shtetin serb me vrasjen e Ivanovic’it. Ndonëse për këtë nuk dinë ku ta hedhin saktësisht fajin, ata janë të sigurt për një gjë: askush nuk mendon se shqiptarët mund të kenë lidhje me vrasjen e Ivanovic’it.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat