Pezullohen të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit

Lajme

Pezullohen të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:53
Kuvendi i Kosovës

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sot është vendosur që deputetëve t’u pezullohen të gjitha vizitat jashtë vendit deri më 20 shkurt.

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhjen e parë që prej kthimit nga pushimet. Kjo mbledhje i dha rastin për herë të parë diskutimit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pasi deri sot nuk po bëhej kuorumi.

Kryesia vendosi që Projektligjin për Gjykatën Speciale t’ia dërgojë Qeverisë për shqyrtim.

Ndërsa në këtë mbledhje, po ashtu, u vendos që deputetëve t’u pezullohen të gjitha vizitat jashtë vendit deri më 20 shkurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat