10 arsyet pse nuk duhet t'i ngrihet shtatorja Millosheviqit, sipas mediave serbe

Lajme

10 arsyet pse nuk duhet t'i ngrihet shtatorja Millosheviqit, sipas mediave serbe

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:23
Slobodan Millosheviq

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi sivjet mund të bëhet me përmendoren e ish –kryetarit të saj dhe të akuzuarit të Hagës për krime lufte Slobodan Millosheviq, njoftojnë mediat serbe.

Kjo mund të ndodhë nëse kryetari i nderit i partisë që Millosheviqi e udhëhiqte dikur, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Milutin Mërkonjiq e bën atë që e ka paralajmëruar – e dorëzon iniciativën për ngritjen e përmendores në Kuvendin e qytetit të Beogradit.

Këtë iniciativë Merkonjiq e kishte paralajmëruar në fund të vitit të shkuar ndërsa pritet ta ri aktualizojë tash.

Ja të gjitha arsyet që sipas mediave serbe pse nuk bën t’i ngrihet përmendorja Millosheviqit:

1. Luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi

Milosheviq ka nisur luftërat rezultatet e të cilave janë dhjetëra mijëra viktima, qindra mijëra të dëbuar, shkatërrime pasurish, familjesh e jetësh. E Milosheviq gjithnjë thoshte se në ato luftëra nuk merr pjesë RFJ, përkatësisht Serbia. Në këto luftëra kanë humbur jetën rreth 140 mijë persona, janë dëbuar rreth 4 milionë njerëz. Dëmet e përgjithshme ekonomike nga luftimet kanë qenë rreth 100 miliardë dollarë

2. Kosova e humbur

Milosheviq, sipas blic, problemin e Kosovës nuk e zgjidhi kur duhej, por e shtyri pas konflikteve me B e H-në e Kroacinë. Zgjidhjen e bëri ushtarakisht dhe kjo ishte arsyeja pse ndodhi bombardimi i Serbisë nga NATO. Kapitullimi i u nënshkrua në kafenenë "Evropa", dhe me këtë Ushtria serbe u tërhoq nga Kosova e bombardimi u ndërpre. Ky ishte edhe fillimi i fundit të Kosovës në përbërje të Serbisë.

3. Bombat e NATO-s 78 ditë

Më 24 mars 1999 NATO i ka filluar sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake të Serbisë. Ato kanë zgjatur 78 ditë. Shkatërrimet ekonomike dhe në infrastrukturë kanë qenë shumë të mëdha. Ato vlerësohen ng 30 në 100 miliardë dollarë, ndërsa janë vrarë 1000 policë e ushtarë serbë.

4. Mobilizimi me dhunë

Në luftërat që u zhvilluan për “mbrojtje të serbizimit” nuk u dërgua vetëm ushtria profesionale, por edhe të rinjtë që nuk kanë pasur lidhje me ushtrinë. U urdhërua edhe mobilizimi i dhunshëm i popullsisë.

6. Vrasjet politike

Ivan Stamboliq, gazetari Sllavko Çuruvija, viktimat e atentateve në magjistralen e Ibrit, atentati ndaj Vuk Drashkoviqit në Budva... për të gjitha këto meritor është Slobodan Milosheviq për ç’gjë kanë konfirmuar edhe vendimet e gjykatave përkatëse. Edhe vrasja e ish –kryeministrit Gjingjiq ishte bërë nga njerëz të Millosheviqit.

7. Hiperinflacioni

Viti 1990 përfundoi me inflacionin 121,7 për qind, një vit më vonë ai ishte 235 për qind. Para kësaj shteti kishte ngrirë kursimin revizor për të qytetarët, natyrisht edhe për ata të Kosovës dhe këto kursime qytetarët kurrë nuk do t’i marrin aq sa i kanë pasur, sado që Serbia edhe tash po vazhdon ta bëjë pagesën e tyre.

8. Radhët për ushqim, kontrabanda e benzinës ...

Sanksionet ekonomike kudër Serbisë filluan në vitin 1992. Atëherë filloi mungesa e vajit sheqerit, detergjentit, miellit, bukës benzinës. Viti përfundoi me inflacionin 19.755 për qind.

9. Largimi përgjithmonë nga vendi

Sipas shënimeve të UNHCR-së, nga viti 1991 nga ish – Jugosllavia janë larguar rreth 4 milionë njerëz. Të gjithë ata kanë shkruar për të mos u kthyer më në vendin e origjinës.

10. Plaçkitja e madhe nën ombrellën e shtetit

Nën vëzhgimin dhe regjinë e shtetit, u krijuan "Dafiment banka" dhe pastaj "Jugoskandik", kursimore piramidale që plaçkitën dhjetëra mijëra qytetarë. Prapa këtyre, qëndronte krye bankieri Slobodan Milosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat