Zëvendësministri i FSK-së tregon rrugën e transformimit të FSK-së në FAK

Lajme

Zëvendësministri i FSK-së tregon rrugën e transformimit të FSK-së në FAK

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 29 janar 2018 Në ora: 18:45
FSK

Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani vlerëson se procesi i transformimit të FKS-së në FAK është në rrugë të duhur.

Image
Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani

‘’Procesi i transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) është një proces në shtegun e drejtë, i koordinuar, në shërbim të të gjithëve dhe kundër askujt. Procesi i transformimit është i sigurt dhe do të përmbyllet si një hap më shumë dhe pa pengesa në rrugën e Kosovës drejt NATO-s”, ka thënë Ramadani për “Bota sot”.

Megjithëse nuk ka ndonjë përgjigje definitive se çfarë po ndodhë me formimin e ushtrisë së Kosovës dhe ku ka arritur deri tani ky proces, zëvendësministri thekson se Qeveria e Kosovës është duke u përkushtuar që FAK të themelohet përmes rrugëve ligjore.

‘’Ky proces do të jetë një sukses i sigurt, me përfshirje maksimale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Sepse, është krejtësisht e qartë se transformimi i FSK në FAK nuk do të jetë kundër asnjë individi, kategorie shoqërore, komuniteti apo shteti tjetër. Përkundrazi, do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të vendit, në të mirë të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë. Sot, FSK është profesionale, multi-etnike, si dhe e trajnuar mbi standardet dhe parimet demokratike FAK do të jetë forcë profesionale, multi-etnike, me detyra mbrojtëse dhe kujdesi për qytetarët, sipas nevojave për mbështetje të autoriteteve civile.’’, përfundon Ramadani për ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat