Këto janë rrugët e Prishtinës që nuk lejohet qarkullimi i automjeteve nga nesër

Lajme

Këto janë rrugët e Prishtinës që nuk lejohet qarkullimi i automjeteve nga nesër

Më: 30 janar 2018 Në ora: 15:26
Prishtina

Që nga dita e nesërme, duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit, e deri në ora 22:00, do ndalohet qarkullimi i veturave në rrugët e Qendrës së Prishtinës. Kjo ndalesë do të vlejë deri në një vendim tjetër.

Kështu kanë njoftuar zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët këto masa i kanë ndërmarrë për të ulur ndotjen e madhe të ajrit.

Kështu, në një konferencë për media, ata kanë njoftuar se rruga e cila do jetë e bllokuar nga dita e nesërme do të jetë vetëm ajo e qendrës.

“Rruga nga komuna, e cila vazhdon në drejtim të New Born-it, pastaj rruga që vazhdon në drejtim të qendrës së NLB-së, atëherë vazhdon deri tek Bulevardi Bill Clinton. Pastaj prej këtij bulevardi vazhdon nga rruga lart që të shpie tek “Mensa e Studentëve”, aty lakohet në të majtë dhe vazhdon nga rruga që të lidh përsëri me Komunën e Prishtinës”, ka thënë Muhedin Nushi gjatë kësaj konference.

Shihni foton:

Image

Kështu, ata kanë treguar se në këto rrugë do lejohen të qarkullojnë vetëm autobusët e trafikut urban; veturat e ndihmës së shpejtë; veturat që kanë paralajmërim se bartin persona me nevoja të veçantë; veturat e EULEX-it, KFOR-it, taxi-që nuk janë ilegal etj.

Ndërsa, sa i përket parkingjeve, ata kanë cekur se të gjithë personat duhet të gjejnë vet parkingjet, sepse komuna nuk i siguron ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat