Selimi-Ramës: Transformimi i FSK-së na takon neve, ju vetëm do ta zbatoni vendimin

Lajme

Selimi-Ramës: Transformimi i FSK-së na takon neve, ju vetëm do ta zbatoni vendimin

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 11:55
FSK

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka nisur raportimin e tij para Komisionit për Punë të Brendshme.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se i vjen mirë që shumë shtete vec e vec mbështesin  pa rezervë punën e FSK-së, përfshirë edhe NATO-n.

“Ushtri e fortë e trajnuar e përgjegjshme e cila është edhe partnere me Serbinë. Tema e transformimit që ju përmendet është një sfidë që nuk u takon juve, juve ju takon vetëm të zbatoni vendimin, e jam i bindur se ju përvec që keni vullnet keni edhe kapacitet për një gjë të tillë, do të jemi të kujdesshëm që mos të lëshojmë asgjë pa bërë në ato që na takojnë”, ka thënë Selimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat