Momenti historik nëpërmjet fotografisë

Lajme

Momenti historik nëpërmjet fotografisë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:29
Parakalimi i ekipit olimpik të Kosovës

Parakalimi i ekipit olimpik të Kosovës për herë të parë në stadiumin olimpik të PyeongChangut në Korenë e Jugut, po vlerësohet si një moment historik për Kosovën.

Ekipi olimpik i Kosovës ishte i 71-ti në listën e ekipeve që parakaluan në stadiumin olimpik të PyeongChangut, ndërkohë ne po ua sjellim nëpërmjet fotografive.

Image

“Kënaqësi të shohësh flamurin e Kosovës duke "pushtuar" njërën nga ngjarjet më të mëdha botërore, atë të Lojërave Olimpike Dimërore #PyeongChang2018”, kanë shkruar përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës në facebook, ku edhe kanë postuar disa fotografi.

Image

 

Në lojërat olimpike po merr pjesë edhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat