Ambasadori amerikan në Serbi: S’ka arsye që dialogu Kosovë-Serbi të ketë krizë

Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi: S’ka arsye që dialogu Kosovë-Serbi të ketë krizë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:20
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka thënë që nuk ka asnjë arsye që dialogu Kosovë-Serbi të futet në krizë serioze, duke shtuar se dialogu i brendshëm i Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës ka shënuar përparim.

Scott të premten tha se ai ka informacione se dialogu teknik i javës së kaluar në mes të dy delegacioneve ka shkuar “mjaft mirë”.

Ai bëri të ditur se për disa ditë pritet një takim tjetër në mes të palëve negociuese.

Kujtojmë se shteti serb kishte ndërprerë dialogun me Kosovën pas vrasjes së liderit serb në Veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq para selisë së partisë së tij në janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat