Një shoqatë në Serbi i kërkon Vuçiqit ta ngrijë dialogun me Kosovën

Lajme

Një shoqatë në Serbi i kërkon Vuçiqit ta ngrijë dialogun me Kosovën

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:33
Aleksandar Vuçiq

Shoqata e familjeve të serbëve të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë i ka sugjeruar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ta ngrijë dialogun në Bruksel.

Përveç kësaj, ata i bëjnë thirrje Vuçiqit që publikisht të kërkojë që Gjykata Speciale të fillojë të punojë “me qëllim ndiqen penalisht dhe të dënohen krerët e UÇK-së terroriste kriminale për shkak të përgjegjësisë komanduese”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se ata presin që “presidenti Vuçiq t’ua përcjell  zyrtarëve të lartë të BE-së, Hahn, Junker dhe Mogherini porosinë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut dhe drejtësia për viktimat e Kosovës, qoftë për hir të së kaluarës apo edhe për të ardhmen”.

“Ne mbështesim dialogun, marrëveshjet, kompromiset për të kaluarën dhe të ardhmen, por vetëm me shqiptarët e ndershëm “,thuhet në kumtesën e kësaj shoqate.

Gjithashtu, ata theksojnë se “krerët e UÇK-së nuk do t’ua japin serbëve menaxhimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për shkak të emërtimit ‘komunat serbe’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat