Gjuriqit “nuk i intereson” plani amerikan për Kosovën, thotë se Serbia e ka planin e vet

Lajme

Gjuriqit “nuk i intereson” plani amerikan për Kosovën, thotë se Serbia e ka planin e vet

Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:25
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, ka reaguar ndaj lajmeve te mediat serbe se Amerika e ka një plan me pesë pika për raportet Kosovë-Serbi.

Gjuriq gjatë një vizite në Prelluzhë të Vushtrrisë ka thënë se nuk i interesojnë këto plane, pasi sipas tij, Serbia i ka planet e veta.

“Nuk jam këtu të flas për politkkën, mund të them se për këtë duhet ta pyesni State Departamentin. Gjithsesi ne e kemi paketën serbe për Kosovën, ajo është paketa jonë”, tha Gjuriq.

Ishte gazeta serbe ‘Novosti’ ajo që raportoi e para për këtë plan të Amerikës për Kosovën.

Sipas burimeve të tyre, Amerika është e pakënaqur me Brukselin, dhe mënyrën se si ata po e monitrojnë dialogun ndërmjet dy vendeve.

Ky dokument do t’ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, kurse Kosova do ta formonte Asociacionin.

Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, Serbisë do t’i mundësohet bashkimi me BE, dhe se Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare, thoshte gazeta.

Ky dokument do të diskutohej në vizitën e ndihmës-sekretarit amerikan, Witchell.

Nëse ky plan amerikan nuk do të pranohej, atëherë gazeta raporton se do të kishte edhe pasoja tjera.

“Pasoja e parë tashmë është kanosëse – bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t’u bërë anëtare e BE-së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe”.

Ky raportim vjen pak ditë para se në Bruksel të vazhdojë dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurse dialogu ndërmjet presidentëve, ende s’ka datë se kur do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat