Zbulohen pikat për sy që përmirësojnë shikimin

Lajme

Zbulohen pikat për sy që përmirësojnë shikimin

Më: 11 mars 2018 Në ora: 17:02
ilustrim

Shkencëtarët nga Universiteti Bar - Ilan për nanoteknologji në Tel Aviv thonë se kanë krijuar pikat për sy, të cilat përmirësojnë dëmtimin e kornea dhe shikimin te njerëzit.

Ata thonë se bëhet fjalë për një zbulim revolucionar, i cili do t’iu ndihmojë të gjithë personave që kanë probleme me shikim, transmeton KosovaPress.

Ekipi i shkencëtarëve, me në krye mjekun David Smadja, testuan prodhimin e ri në kafshë, të cilat kanë shikimin e dëmtuar dhe ai u tregua efikas.

Prodhimi i ri revolucionar ende nuk është testuar në njerëz dhe ekipi i shkencëtarëve izraelitë thotë se testimet e hershme do të nisin kah fundi i këtij viti.

Tash për tash nuk dihet se sa pika duhen përdorë për të përmirësuar shikimin dhe as çmimi i tyre.

“Tash duhet të presim të shohim se si do të kalojnë testimet e para te njerëzit dhe ekipi pas këtij prodhimi është shumë optimist”, shprehet Smadja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat