Apostolova: Ndërhyrjet politike në arsim, shkak i rezultateve të dobëta

Lajme

Apostolova: Ndërhyrjet politike në arsim, shkak i rezultateve të dobëta

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:12
Natalyia Apostolova

Kështu ka thënë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova në publikimin e raportit “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë”

“Nuk duhet të ketë ndërhyrje politike, mësimdhënësit duhet të jenë të kualifikuar. Në këtë formë nxënësit nuk mund të dinë të lexojnë dhe të shkruajnë ashtu sikurse ka dal në testin PISA e dhimbshme, por realitet i vërtetë”, ka thënë Apostolova.

Ajo tutje ka shtuar se Kosova ka dështuar disa herë t’i bind zyrtarët e BE-së në lidhje me progresin në arsim.

“Jam e zhgënjyer nga prezantimi i mëparshëm në lidhje më moszbatimin e këtij plani. Kosova do të jetë një ditë në Evropë, por Kosova ka dështuar disa herë ta dëshmojë këtë gjë në aspektin e arsimit.", ka shtuar ajo.

Apostalova ka përmendur edhe grevat e arsimit të cilat po mbahen në Kosovë dhe sipas saj duhet reformë dhe kategorizim të pagave në mënyrë që mos të ndodhin gjëra të tilla.

“Duhet reformë në administratën publike dhe në kategorizimin e pagave vetëm kështu mund të kemi progres e jo duke u çuar çdo organizatë dhe të kërkojë paga, në çfarë kriteri e kërkojnë këtë. Reformat në arsim nuk janë të shpejta ato japin rezultat vetëm pas kalimit të një gjeneratë”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat