Zeka: Përkundër zotimeve anti-korrupsion, rezultatet janë të dobëta

Lajme

Zeka: Përkundër zotimeve anti-korrupsion, rezultatet janë të dobëta

Më: 13 mars 2018 Në ora: 10:47
Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

(E plotësuar) Korrupsioni në Kosovë mbetet në nivele të larta dhe shqetësuese, si për qytetarët, ashtu edhe bizneset, ku 98 përqind e bizneseve e vlerësojnë korrupsionin si problem serioz, derisa 52 përqind nuk i besojnë institucioneve gjyqësore.

Kështu u tha me rastin e prezantimit të "Studimit mbi perceptimin e korrupsionit" nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se pasojat e korrupsionit përjetohen çdo ditë, e ato reflektojnë edhe në të bërit biznes, në trajtimin që merren nga institucionet përkatëse për sa i përket barazisë në cilësinë e shërbimeve dhe të punëve publike në sektorin e edukimit e të shërbimeve shëndetësore.

Sipas tij, përkundër zotimeve të zyrtarëve të vendit dhe fushatave të shumta në luftën anti-korrupsion, rezultatet mungojnë.

Zeka: Rezultatet e luftës anti-korrupsion janë të dobëta

"Bizneset si askush tjetër në këtë shoqëri, i nënshtrohen rregullave të lojës që i punon korrupsioni. Disa prej tyre pse dëshirojnë të krijojnë përfitime individuale, shumë të tjerë për shkak se kjo mbetet e vetmja mënyrë e ekzistencës në treg. Përderisa zotimet e zyrtarëve të vendit në luftën kundër korrupsionit përsëriten vazhdimisht, përsëriten edhe thirrjet e organizatave të shoqërisë civile dhe atyre ndërkombëtare, edhe për rezultate më të mëdha. E përtej retorikës së bukur përmes së cilës transmetohen zotimet e institucioneve përgjegjëse, rezultatet e tyre të dobëta të atyre që janë përgjegjës për korrupsion janë dëshmia më e mirë e seriozitetit me të cilin trajtohet ky problem në shoqërinë kosovare”, tha ai.

Zeka përmendi edhe kthimin në pozitë të drejtorit të Prokurimit të një personi të dënuar.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se shkelja e parimit të konkurrencës del të jetë problemi kryesor, përderisa theksoi se korrupsioni shfaqet në  formën e përfitimit personal, abuzimit të pushtetit dhe ndikimit nga një palë e tretë.

Teksa shtoi se javën tjetër do të miratohet Kodi Penal, i cili ka rritur masat e ndëshkimit dhe masat kundër korrupsionit.

Tahiri: Është duke u punuar intesivisht edhe në përfundimin e kodit të procedurës penale

"Në Republikën e Kosovës, sipas perceptimeve në përgjithësi, korrupsioni, mitoja, animi dhe shkelja e parimit të konkurrencës dalin të jenë instrumente që shkelësit e ligjit i përdorin si mjete për të shkelur shanset e barabarta, duke shkelur kështu njëkohësisht parimin kryesor mbi të cilin funksionon demokracia dhe ekonomia e lirë e tregut... Kodi penal, i cili, javën që vjen do të miratohet në Qeveri, ka rritur masat e ndëshkimit dhe masat kundër korrupsionit në përgjithësi, ndërsa është duke u punuar intesivisht edhe në përfundimin e kodit të procedurës penale, ku po ashtu zënë vend masat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri.

Në anën tjetër, ministri Abelard Tahiri ka bërë apel për partneritet ndërmjet sektorit privat dhe Minsitrisë së Drejtësisë që të kenë bashkëpunim konstruktiv, produkti i të cilit do të ketë efekt pozitiv në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, bëri të ditur se këtë vit kanë monitoruar disa aktivitete të prokurimit në shumë fusha, si atë të shëndetësisë dhe të ndërtimit, me qëllim të parandalimit të korrupsionit.

Porse, tha se kanë hasur në numër të madh të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik.

Havolli: Kemi hasur në një numër të madh të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik

“Mbi 90 përqind të rasteve kur Agjencia ka dhënë propozim për përmirësim, autoritetet kontraktuese i kanë zbatuar. Po ashtu kemi hasur në një numër të madh të shkeljeve të Ligjit të prokurimit publik gjatë këtyre aktiviteteve, ku prapë kjo ka të bëjë me shkelje të ligjeve”, tha ai.

Albert Avdiu nga UNDP, bëri të ditur se 98 përqind e bizneseve kanë deklaruar se problem kryesor është korrupsioni, derisa 52 përqind e tyre kanë pranuar se kanë ndeshur me të.

Avdiu: Të dhënat që i pamë janë shqetësuese

"Të dhënat që i pamë janë shqetësuese. Nëse 98 përqind të biznese thonë se korrupsioni është problem serioz, e prej tyre 52 përqind thonë se janë përballur me të, diçka duhet të bëhet urgjent në këtë drejtim... Është e rëndësishme për ne që të identifikojmë bazën mbi të cilën do të njohim rrënjësisht problemin dhe të dalim me masa konkrete se si duhet të përmirësohet klima e biznesit dhe se si të fuqizohet të bërit biznes”, u shpreh Avdiu.

Sipas tij, grupet e margjinalizuara janë ato që e ndiejnë më së shumti korrupsionin. Për ta arritur përmirësimin dy palët duhet të luajnë rolin e tyre, duke kryer punën e tyre në luftën korrupsionit.

Oda Ekonomike Amerikane ka kryer këtë studim në 214 biznese të sektorëve të ndryshëm, prirë nga bizneset prodhuese me afër 35 përqind, bizneset tregtare me 30 përqind, shërbimet profesionale me 20 përqind, teknologjisë së informacionit me 6 përqind dhe  rreth 5 përqind biznese tjera.

Ndërsa 98 përqind e bizneseve vlerësojnë korrupsionin në Kosovë si problem serioz, ku 75 përqind e tyre besojnë se në Ksoovë ka korrupsion sistematik, pasuar nga 20 përqind e atyre  konsiderojnë se në Kosova ka korrupsion të nivelit sporadik./N.Jakupi/

Korrupsioni mbetet problemi kryesor në Kosovë

Korrupsioni në Kosovë mbetet në nivele të larta dhe shqetësuese, si për qytetarët, ashtu edhe bizneset, derisa problem akut mbetet korrupsioni. Kështu u tha me rastin e prezantimit të "Studimit mbi perceptimin e korrupsionit" nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se korrupsioni po ndikon edhe në të bërit biznes, ku këto të fundit kanë renditur si problem kryesor rendisin sistemin gjyqësor joefikas. Sipas tij, përkundër fushatave anti-korrupsion që bëhen pothuajse çdo ditë, rezultatet po mungojnë.

"Pasojat e korrupsionit i përjetojmë çdo ditë e ato reflektojnë edhe në të bërit biznes. Derisa zotimet e zyrtarëve të vendit në luftën kundër korrupsionit përsëriten çdo ditë, përtej retorikës së bukur, rezultatet tregojnë se korrupsioni është prezent. Është interesante që bizneset kanë renditur si problem kryesor drejtësinë", u shpreh Zeka.

 Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, apeloi për partneritet mes sektorit privat dhe Ministrisë që ai e drejton, që të kenë bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit. Sipas tij, shkelja e parimit të konkurrencës del të jetë problemi kryesor, përderisa theksoi se korrupsioni po shfaqet në tri forma, në formë të përfitimit personal, abuzimit të pushtetit dhe ndikimit nga një palë e tretë.

"Për asnjë moment nuk jam shkëputur se këto janë ligje që do tu shërbejnë vetëm institucioneve janë dhe duhet të shërbejnë të gjithëve, qytetarëve, Shoqërisë civile. Thërras për partneritet mes sektorit privat dhe MD, që të kemi bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit”, u shpreh Tahiri.

 Sipas tij, Kodi penal që do të miratohet javën tjetër në Kuvend do të ndikojë në parandalimin e korrupsionit.

Albert Avdiu nga UNDP, bëri të ditur se 98 përqind e bizneseve kanë deklaruar se problem kryesor është korrupsioni, derisa 52 përqind e tyre kanë pranuar se kanë ndeshur me të. "Nëse 98 përqind të biznese thonë se problem është korrupsioni dhe 52 përqind thonë se janë përballur me të, duhet të dalim me masa konkrete se si duhet të përmirësohet kjo. Grupet e margjinalizuara janë ato që e ndiejnë më së shumti korrupsionin. Për ta arritur përmirësimin dy palët duhet të luajnë rolin e tyre, duke kryer punën e tyre në luftën korrupsionit. Korrupsioni ndikon në uljen e vendeve të punës, ai çon në njëanshmëri", tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat