Bërnabiq: Serbia e gatshme të punojë në çështjen e të zhdukurve

Lajme

Bërnabiq: Serbia e gatshme të punojë në çështjen e të zhdukurve

Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:49
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur është një prej më të rëndësishmëve për qytetarët e Serbisë dhe atyre të Kroacisë.

Sipas saj Qeveria e Serbisë është e gatshme që të punojë në këtë drejtim.

“Është koha që të zgjidhjet kjo çështje”, ka thënë Bërnabiq duke u përgjigjur në pyetjet se nëse qeveria, do të punojë për këtë çështje pas takimit të dy presidentëve, Aleksandër Vuçiq dhe Kolinda Grabar Kitaroviq.

Por Bërnabiq nuk ka përmendur zgjidhjen e problemit më të zhdukurit nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat