Shtyhet gjykimi i shënjestruar për liberalizim të vizave

Lajme

Shtyhet gjykimi i shënjestruar për liberalizim të vizave

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:56
Foto nga gjykimi


Çështja penale kundër 8 të akuzuarve për krim të organizuar, njëherit njëra nga lëndët kusht për liberalizim të vizave është shtyrë në ditën e sotme.

Ky proces gjyqësor i cili vetëm se ishte afër marrjes së epilogut, tani më do të rinisë me shqyrtim gjyqësor.

Kjo pasi që kryetari i trupit gjykues i mëhershëm, Elmaz Zenuni, është transferuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Procesi gjyqësor i cili vetëm se mjaft është prolonguar tani më, u shty përsëri në mungesë të avokates së njërit nga të akuzuarit kur parashihej të

Bëhet fjalë për Emine Bajramin, avokate e të akuzuarit Skender Sinani.

“Ne e kemi përmbushur obligimin tonë, kemi kërkuar nga Oda e Avokatëve dhe kemi bërë caktimin, kemi dhënë vendimin dhe kemi dërguar ftesën dhe e njëjta është në dijeni”, komunikoi në gjykatore gjykatësi Hamdi Ibrahimi.

Edhe avokati i të akuzuarit Isa Dërguti, Hafir Bytyqi, kërkoi që të seanca të shtyhet, me arsyetimin se nuk i posedon shkresat e lëndës, rrjedhimisht nuk ka informacion për lëndën.

Avokatit Bytyqi shtoi se nuk i janë kaluar shkresat e lëndës nga avokati i mëparshëm Hasan Jashari, i njëjti nuk është në gjendje që të lëshohet në shqyrtimin gjyqësor prandaj kërkoi nga gjykata që shqyrtimi fillestar të shtyhet në pritje të pajisjes së shkresave të lëndës nga kolegu i tij.

Gjykata mori aktvendim që në mungesë të mbrojtëses së të akuzuarit Skender Sinani, avokates Emine Statovci, gjykata konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor.

Shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale u caktua për në muajin prill.

Në këtë proces gjyqësor janë Blerim dhe Skender Sinani, Sabit e Ramadan Sogojeva, Mentor Emini, Isa Dërguti, Samir Sinanaj dhe Enver Hasani

Pjesë e këtij procesi gjyqësor ishte edhe i akuzuari Fatmir Sinani, por që për të është veçuar procedura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat