I shpërthu telefoni teksa po fliste, vdes adoleshentja

Lajme

I shpërthu telefoni teksa po fliste, vdes adoleshentja

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:07
Telefoni

Një vajzë 18-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është vrarë nga celulari i saj. “The Sun” shkruan se adoleshentja indiane ishte duke folur në telefon në momentin që ka shpërthyer.

Sipas mediave të huaja, Uma Oram e kishte telefonin në karikim kur po fliste me një të afërm kur ndodhi tragjedia në Odisha.

Adoleshentja pësoi dëmtime të rënda në kokë, gjoks dhe këmbë. Ajo mbërriti e vdekur në spital.

Fotot e telefonit që ka shpërthyer tregojnë se bëhet fjalë për një “Nokia 5233”, i dalë në treg në vitin 2010.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat