Sefaj priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë

Lajme

Sefaj priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:15
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, Keith W.Dayton.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, bëhet e ditur se ministri Sefaj falënderoi Dayton për kontributin e dhënë në emër të Qendrës “George C. Marshall”, në avancimin profesional të personelit të Ministrisë dhe Policisë së Kosovës, përmes programeve të specializuara në fushën e sigurisë, lidershipit dhe menaxhimit.

Ndërsa, Dayton vlerësoi arritjet e Kosovës, në veçanti institucionet e saj të sigurisë për t’u përballur me sfidat komplekse për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, në veçanti ato që ndërlidhen me terrorizëm dhe krim të organizuar trans-nacional.

Gjithashtu, është vlerësuar progresi që ka arritur Kosova në luftimin e terrorizmit përmes masave të ndryshme legjislative dhe operacionale, në veçanti në kontributin e dhënë në parandalimin e një sulmi të përgatitur gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat