Profesori universitar: Kjo lloj pritjeje është tamam si pritja e Godosë

Lajme

Profesori universitar: Kjo lloj pritjeje është tamam si pritja e Godosë

Nga: N.A Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:24
Demarkacioni

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar çështjen për të cilën është mbledhur Kuvendi sot,temën e demarkacionit.

Krasniqi komentoi me anë të një stausi në facebook duke thënë se demarkacioni është provë e humbjes së rrugës.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

Ka që thonë se qytetarët po presin vendimin e Kuvendit. E kanë gabim ata që presin. Pse? Sepse qytetarët që votojnë një këso përbërjeje të Kuvendit, nuk kanë çka presin. Ta kesh Serbinë me të dyja këmbët në Urën e Ibrit e në qeverinë tënde, e të luftosh me propagandë primitive kundër një shteti anëtar të NATO-s, kjo është provë e humbjes së rrugës. Kjo lloj pritjeje është tamam si pritja e Godosë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat