Ekskluzive: As sonte nuk ka votim për demarkacionin

Lajme

Ekskluzive: As sonte nuk ka votim për demarkacionin

Nga: Nesib Hoti Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:33
Kuvendi i Kosovës, Foto:

Seanca e thirrur për të votuar Projektligjin e demarkacionit me Malin e Zi është duke vazhduar ende.

Shkak i vazhdimit dhe mos hedhjes për votim del të jetë se koalicioni aktual nuk i ka siguruar 80 votat e duhura për demarkacionin.

Gazeta “Bota sot”, nga burime të sigurta, mëson se as sonte nuk do të ketë votim për demarkacionin.

Ky burim i ka thënë gazetës se për shkak të mungesës së votave,  as sonte nuk do të hidhet në votim.

“Sonte nuk do të ketë votim. Nuk ka shanca që të ndodh një gjë e tillë sonte”, i ka thënë ky burim gazetës.

Kujtojmë se kjo hera e katërt që thirret  seancë për të votuar Projektligjin e demarkacionit me Malin e Zi. /Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat