Shënohet Dita Botërore e Meteorologjisë

Lajme

Shënohet Dita Botërore e Meteorologjisë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 08:04
Ilustrim

Me rastin e 23 Marsit – Ditës Botërore të Meteorologjisë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizon shënimin e kësaj ngjarje me disa aktivitete.

Moto e shënimit të Ditës Botërore të Meteorologjisë këtë vit është “Moti-gati, klima-zgjuar”.

Aktiviteti qendror, do të realizohet në Fshatin Skivjan të Gjakovës me ç’rast do të bëhet inaugurimi i Stacionit Meteorologjik Automatik.

Dita Botërore e Meteorologjisë shënon miratimin e konventës së organizatës botërore meteorologjike më 23 mars 1950.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat