Kryeministri Edi Rama dhe Rilindasit e rinj, nuk ngurojnë në asnjë moment të risin taksat dhe çmimet në Shqipëri, por kur vjen puna për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, askush nuk e vë ujin në zjarr.
Në një kohë që gjysma e Shqipërisë është nën ujë, me mijëra qytetarë janë lënë në mëshirë të fatit, po ashtu dhe djersa e mundi i tyre.
Një fermer ka bërë publik sot se si e gjithë puna e tij është shkatërruar, ndërkohë që askush nuk është kujtuar ti shkojë atij në ndihmë.
Denoncimi është bërë publik, nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja postimi i plotë i Berishës:
Fermerë të ndëshkuar nga natyra të braktisur nga qeveria!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktor uroj qe te jeni mir , mar shkas tiu shkruaj si i vetmi ze
I degjushem ne kete vend , para 5 dite ne gjith zonen e berat ra nje fatkeqesi per rreth 90% te fermereve te zones ku era e fort shkaterroj serat dhe cdo gje dhe si per ironi te fatit krahes fatkeqesis natyrore nga ana e shtetit as nk eshte dukur askush ne zon qe ti takoj te pakten se per te ndihmuar dhe te vdesesh nuk te ndihmon kjo qeveri e flliqur po iu dergoj dhe foto ku demi eshte i madh ku shumica jan dhe me kredi , flm dhe gjith te mirat”