BESA e Gashit ende pa hy në Qeveri nuk pajtohet me Zaevin

Lajme

BESA e Gashit ende pa hy në Qeveri nuk pajtohet me Zaevin

Më: 30 mars 2018 Në ora: 17:16
Zoran Zaev,Dragan Tevdovski,Afrim Gashi

“Pas paralajmërimeve të ministrit të financave, Dragan Tevdovski, për rritjen e tatimit personal për personat që realizojnë të ardhura mbi 1.000 euro, i apelojmë Qeverisë që mos të shpejtojë në lidhje me miratimin e kësaj mase pa i kalkuluar mirë pasojat që mund të ketë një hap i tillë mbi evazionin fiskal, sidomos mbi kategorinë e inxhinierëve të informatikës dhe në përgjithësi mbi sektorin e teknologjisë informative”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA të udhëhequr nga Afrim Gashi

Kjo parti kërkon revidimin e këtij propozimi.

“Lëvizja BESA mendon se, në kohën kur përdorimi i internetit dhe teknologjisë në vazhdimësi po rritet, krijimi i kushteve, rrethanave lehtësuese dhe mbështetjes shtetërore ndaj kësaj kategorie, me qëllim të stimulimit të themelimit të sa më shumë mikro-kompanive në lëmin e IT-së, tregtisë on-line, prodhimit të programeve softuerike dhe aplikacioneve, si dhe në përgjithësi shfrytëzimit më të madh të internetit, mund të jetë më shumë në dobi të shtetit sesa rritja e tatimit personal nga 10 në 18 për qind.
Mendojmë se këtë kategori sipërmarrësish dhe profesionistësh Qeveria duhet ta shohë si partner strategjik për themelimin e bizneseve të reja dhe zvogëlimin e papunësisë, sepse masat stimuluese ndaj kësaj kategorie të sipërmarrësve do të krijonin vëllim më të madh pune dhe, rrjedhimisht, më shumë tatim për shtetin sesa rritja e tatimit personal, i cili mund të ketë efekte destimuluese dhe mund ta rritë ekonominë joformale”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, e cila po zhvillon negociatat për hyrje në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat