Edhe Kosova përfshihet në skandalin e Facebook

Lajme

Edhe Kosova përfshihet në skandalin e Facebook

Më: 11 prill 2018 Në ora: 20:47
Mark Zuckerberg

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg është përballur me pyetje të vështira në Kongres pas publikimeve se firma politike e lidhur me fushatën e presidentit Trump, Cambridge Analytica, ka marrë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të faqes së medias sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Mirëpo, ky skandal duket se ka prekur edhe Kosovën.

Për këtë ka njoftuar edhe eksperti i sigurisë kibernetike në Kosovë, Hekuran Doli.

"Te dhena u vodhen edhe ne Kosove

Skandali Facebook vs Cambridge Analytica eshte nje nga qindra mijera rastet kur platforma OpenGraph e Facebook, por edhe platforma tjera online, abuzohen per te cenuar te drejten e privacise se qytetareve. Raste identike te cenimit te privacise permes aplikacioneve si pyetsori i Aleksandr Kogan ka pasur edhe ne Kosove.
Per shembull, e tere kampanja "Misioni i Ri" dhe "Fondi i punesimit", e zhvilluar ne rrjetet sociale nga PDK, eshte bazuar reth nje aplikacioni ne Facebook, i cili nder te tjera ka bere grumbullimin e te dhenave te qytetarëve. Sipas deklaratave te PDK ne ate kohe kane qene 200.000 qytetarë te abonuar. Nuk e di thellesine e informacioneve qe ky aplikacion ka grumbulluar, mirepo OpenGraph ne ate kohe ka lejuar qe te merren detaje te thella jo vetem te personit qe abonohet ne aplikacion por edhe te shokeve te tije ne Facebook. Pra, teknikisht nese ky aplikacion ne Facebook ka pasur 200.000 abonent, kompania e kontraktuar nga PDK per te menaxhuar kampanjen "Misioni i Ri" ka grumbulluar informacionet personale te pak a shume te gjithe qytetareve te Kosoves. Do te kishte qene mire me u interesu se ku jane keto te dhena sot dhe per cfare shfrytezohen ato?", ka shkruar Doli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat