Ahmeti - Timonier: E nevojshme që të përmbyllet kontesti midis Shkupit dhe Athinës

Lajme

Ahmeti - Timonier: E nevojshme që të përmbyllet kontesti midis Shkupit dhe Athinës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:42
Ahmeti - Timonier

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim  z. Ali Ahmeti është takuar sot me Ambasadorin e Francës në Shkup, Kristian Timonier.

Ahmeti dhe Ambasadori Timonier kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon, vajtjen e reformave në Kuvend dhe Qeveri, negociatat për emrin si dhe integrimin në NATO dhe BE. 

Ahmeti u shpreh i kënaqur mga mbarëvajtja e reformave sistemore në vend, por theksoi që ka akoma shumë punë për të bë në drejtim të sundimit të së drejtës dhe ligjit, luftimit të korrupcionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, Kryetari Ahmeti është i inkurajuar nga zhvillimi i negociatave në lidhje me çështjen e emrit dhe përafrimi midis Shkupit dhe Athinës, me ç’rast ndihma nga Franca është e nevojshme dhe e mirëseardhur për ta përmbyllur këtë kontest.

Këto zhvillime duhet të sigurojnë rekomandim të plotë dhe të pastërt për nisje të negociatave me Bashkimin Evropian më 17 prill si dhe datë për fillim të procesit aderues në BE.

Ahmeti elaboroi edhe rreth zhvillimeve për shpalljen e dekretit për Ligjin për Gjuhët duke nenvizuar pritjen që Ivanov të jep kontributin e vet dhe ta vë firmën mbi rrumbullakësimin e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat