Komunat me shumicë shqiptare, me daljen më të vogël në zgjedhjet në Mal të Zi

Lajme

Komunat me shumicë shqiptare, me daljen më të vogël në zgjedhjet në Mal të Zi

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:36
Mali i Zi

Mali i Zi sot zhvillon zgjedhjet presidenciale. Në garë janë shtatë kandidatë, prej të cilëve favorit është Milo Gjukanoviq.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve atje është bërë e ditur se deri në orën 12:00 dalja ka qenë mbi 25%.

Por komunat me shumicë shqiptare po rezultojnë vendet me daljen më të vogël.

Sipas të dhënave pjesëmarrja më e ulët ka qenë në Ulqin me 12.56%, Gucia me 12.98%, e Rozhaja me 14.94%.

Dalje  e vogël është regjistruar edhe në Plavë ku kanë votuar 18.42% e qytetarëve, dhe në Bello Polje ku kanë dalur për të zgjedhur presidentin 19.89% e qytetarëve.

Shqiptarët në Mal të Zi është bërë e ditur se përkrahin kandidaturën e Milo Gjukanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat