Ministrja serbe: Kam frikë që Gjykata Speciale do të mbetet “letër e vdekur”

Lajme

Ministrja serbe: Kam frikë që Gjykata Speciale do të mbetet “letër e vdekur”

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:08
Nela Kuburoviq

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se frikohet që Gjykata Speciale, mund të mbetet një “letër e vdekur”.

Ajo ka ngritur zërin duke vënë theksin te Bashkimi Evropian që kjo gjykatë të mos aktivizohet.

“Nuk jam e sigurt se sa kjo gjykatë për drejtuesit e UÇK-së do të jetë në gjendje që mbijetojë, sepse aktakuzat janë paralajmëruar shumë më herët dhe asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Kuburoviq.

Ajo më tej ka përmendur edhe misionin e EULEX-it, duke thënë se kanë njoftuar se do ta reduktojnë misionin dhe se do ta largohen tërësisht nga sistemi i drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat