Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) i kanë dërguar një letër autoriteteve kosovare përmes të cilës shprehin shqetësim të madh për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, duke thënë se Kosova duhet të respektojë principet dhe standardet evropiane.
Në iniciativën e anëtarit të PE-së Igora Sholtes, raportuesi i PE për Kosovën dhe deputetes Rebeka Harms, deputetët nga 28 vende evropiane nga grupe të ndryshme politike i dërguan letër presidentit Hashim Taçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, njoftoi sot kabineti i Sholtes në Strasburg.