BE i kërkon vëmendje Kosovës për mbrojtjen e sinjalizuesve

Lajme

BE i kërkon vëmendje Kosovës për mbrojtjen e sinjalizuesve

Më: 17 prill 2018 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Në raportin e sivjetëm të progresit për Kosovën nga Bashkimi Evropian kërkohet vëmendje e veçantë për sinjalizuesit që raportojnë parregullsi nga institucionet publike apo private.

Në tre vende të ndryshme BE përmend rëndësinë e mbrojtjes së sinjalizuesve. Në kapitullin ku flet për luftimin e korrupsionit, Kosovës i kërkohet që të ndryshojë kornizën ligjore për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe të hartojë legjislacion me standarde evropiane. Po ashtu në raport thuhet se korniza aktuale ligjore, respektivisht Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorëve, nuk është ende në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Duhet të forcohen mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve si me ligj ashtu edhe në praktikë”, thuhet në raport. Në pjesën ku BE flet për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së po ashtu përmendet nevoja e mbrojtjes së sinjalizuesve që raportojnë parregullsi. “Implementimi i politikave të sinjalizuesve apo raportimit të parregullsive, si masë për kontroll të brendshëm, nuk është e përhapur”, thuhet në raportin e progresit për Kosovën, e cila rangohet në “faze të hershme” sa i përket luftës kundër korrupsionit por edhe shumë sfera të tjera dhe duke mos shënuar progres kështu nga viti i kaluar sipas pasqyrës së përgjithshme të raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat